
Si Filloi Gjithçka
Nuk hyra në këtë fushë nga kurioziteti, hyra përmes vështirësive.
Marrëdhënia ime me ushqimin filloi me kufizim. Si një balerinë konkurruese që në moshë të vogël, unë internalizova idetë për atë se si “duhet” të duket trupi i një balerine. Nisa të bëja dieta që në moshën 13-vjeçare. Nuk kisha nevojë, por mendoja se po. Kalova 12 vite duke garuar në balet, dhe shumë prej atyre viteve i kalova duke bërë dieta, duke u zvogëluar, duke u kufizuar.
Por në moshën 18-vjeçare, trupi im u kundërpërgjigj. Humbën sinjalet e urisë dhe ngopjes. Nuk e dija më kur isha e uritur apo kur isha ngopur. Kisha shtuar shumë peshë dhe trupi im ishte plotësisht jashtë ekuilibri. Po bëja gjithçka “siç duhet” sipas botës së dietave – numëroja kaloritë, kontrolloja makronutrientët, haja pastër, stërvitesha – dhe sërish, asgjë nuk funksiononte. Ndihesha sikur trupi im ishte "prishur".
Deri në momentin kur ndalova së përpjekuri ta kontrolloja… dhe nisa të përpiqesha ta kuptoja.​


Duke ç'mësuar dhe rindërtuar
Kur nisa të studioja Nutricion, shumica e bashkëstudentëve të mi ishin të fokusuar te kalorite dhe formulat për humbje peshe. Unë isha më e interesuar për metabolizmin, biokiminë, hormonet dhe mënyrën se si ushqimi ndikon realisht në trup në nivel qelizor. E kuptova që herët që qasja tradicionale nuk funksionon për të gjithë, dhe sigurisht nuk funksionoi për mua.
Ndërkohë që të tjerët flisnin për “kalori të konsumuara vs. kalori të djegura”, unë lexoja për neurotransmetuesit dhe rezistencën ndaj insulinës. Gati një dekadë më parë, unë tashmë isha duke eksploruar lidhjen mes zorrës dhe trurit dhe rolin që luajnë hormonet në rregullimin e peshës, shumë përpara se këto tema të bëheshin të njohura.
​
Me kalimin e kohës, marrëdhënia ime me ushqimin u shërua, dhe po ashtu edhe trupi im. Por ajo që ndryshoi vërtet ishte fokusi im. Ndala së u fiksuari pas humbjes në peshë, jo vetëm sepse arrita objektivat e mia, por sepse kuptova që pesha nuk ishte asnjëherë qëllimi i vërtetë. Kam jetuar të dy ekstremet: nga pesha ime minimale në peshën maksimale ka një diferencë prej 43 kilogramësh. Dhe mund të them me bindje: të isha më e dobët nuk më bëri më të lumtur.
Ajo që më bëri të lumtur ishte të kisha kontroll mbi trupin tim, energjinë time, zgjedhjet e mia, dhe të ndihmoja të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

Eksperienca ime profesionale
Nisa të punoja që në moshë të re dhe pata fatin të punoja me njerëz që ishin të hapur ndaj një mënyre të re të të menduarit. Puna ime është përqendruar në shëndetin optimal dhe jetëgjatësinë, duke përdorur mjetet më të avancuara: analiza gjaku, testime hormonale, analiza metabolike, skanime të përbërjes trupore, analiza të jashtëqitjes dhe madje edhe skanime posturale 3D me pajisje mjekësore me teknologji infrared.
​
Kam punuar me mbi 500 individë, duke analizuar mbi 100 biomarkues për çdo person. Këto nuk janë thjesht numra. Ato tregojnë një histori. Dhe është detyra ime ta lexoj atë histori.
Qëllimi im nuk është t’ju vendos një diagnozë. Është të bëj pyetjet e duhura. Të gjej shenja, ndërlidhje dhe rrjedha biologjike. T’ju ndihmoj të shihni se çfarë po ndodh vërtet përtej sipërfaqes.
​
Krahas punës klinike, kam përfunduar një Master në Psikologji dhe Neuroshkencë të Shëndetit Mendor nga King’s College London. E bëra këtë sepse dua t’i ndihmoj njerëzit të transformojnë jo vetëm zakonet e tyre, por edhe botën e tyre të brendshme.
Këtë trajnim e përdor për t’u mësuar pacientave si të riformatojnë mënyrën e të menduarit, të përdorin neuroplasticitetin dhe të rivendosin lidhjen me trupin e tyre. Sepse ushqimi dhe suplementet nuk mjaftojnë. Duhet të punojmë edhe me bindjet, sjelljet dhe historitë që mbartim brenda vetes.
​
Gjithashtu, kam kryer trajnime të specializuara në analizën metabolike dhe vazhdoj të thelloj njohuritë e mia në interpretimin holistik të çdo lloj testi diagnostikues, që nga analizat funksionale të gjakut, te testet e zorrëve dhe ato hormonale. Këto mjete më ndihmojnë të kuptoj rastet komplekse dhe të krijoj protokolle që janë vërtet të përshtatura me biologjinë unike të çdo individi.
Qasja Ime
Një gjë që më përkufizon është kjo: mundohem gjithmonë të shkoj më thellë. Nuk ndalem tek simptomat sipërfaqësore apo tek përgjigjet universale. Nëse diçka duket shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë, e vë në dyshim. Sepse nga përvoja ime, qartësia pa kuriozitet çon në supozime, dhe supozimet nuk shërojnë njerëz.
​
Unë mbledh të dhëna, dëgjoj me vëmendje, eksploroj historinë tënde dhe lidh të gjitha pikët për të ndërtuar një shpjegim të bazuar në shkencë, por edhe në historinë tënde personale. Vetëm atëherë krijoj një protokoll që është me të vërtetë për ty.
Sa më shumë mësoj, aq më shumë e respektoj kompleksitetin e trupit të njeriut. Nuk ka rrugë të shkurtra, ekziston vetëm saktësia, konteksti dhe dhembshuria.
Personalizimi nuk ekziston pa biologji. Kjo është arsyeja pse unë mbështetem në të dhëna objektive: simptomat e tua, analizat e gjakut, historia jote. Vetëm kështu mund të të ndihmoj të njohësh vërtet trupin tënd – jo për një rezultat afatshkurtër, por për të ndërtuar qëndrueshmëri, jetëgjatësi dhe vitalitet afatgjatë.
Shpesh më pyesin: “Sa kushton dieta jote?” Dhe unë kurrë nuk e di si të përgjigjem, sepse unë nuk shes dieta. Unë të ofroj mundësinë për të kuptuar trupin tënd, për të rindërtuar besimin në të dhe për të mësuar si ta menaxhosh shëndetin tënd me siguri dhe qartësi.
Unë nuk shes dieta. Nuk ofroj plane të përgjithshme. Dhe nuk hamendësoj kurrë.
Kjo është ajo që bëj. Dhe kjo është kush jam.

.png)