Exclusive Services
1 | Blueprint - 25000 Lek
Analizë e thelluar të shkaqeve rrënjësore të simptomave të vazhdueshme shëndetësore.
​
E përshtatshme për:
• Lodhje kronike, mungesë energjie ose probleme me gjumin
• Shqetësime të zorrëve dhe tretjes
• Çrregullime hormonale, vështirësi me fertilitetin, probleme me lëkurën
• Rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak ose përgjumje ekstreme pas vakteve
• Gjendje të diagnostikuara ose simptoma të pashpjeguara
• Çdokush që është gati për një strategji të qartë, të bazuar në zbulimin e shkakut rrënjësor​
​
Nuk rekomandohet nëse:
• Jeni duke kërkuar këshilla të përgjithshme dietike ose një zgjidhje të shpejtë (rezultatet e qëndrueshme kërkojnë kohë – zakonisht 3 deri në 12 muaj)
• Aktualisht keni një marrëdhënie të vështirë me ushqimin ose prirje të forta ndaj të ngrënit emocional – në këtë rast, paketa Nourish është një pikënisje më e përshtatshme
2 | Nourish - 12000 Lek
Mbështetje për marrëdhënien me ushqimin, trupin dhe veten.
​​
E përshtatshme për:
• Të ngrënit emocional ose ciklet e mbingrënies dhe kufizimit
• Vetëvlerësim i ulët ose mungesë besimi ndaj trupit
• Histori të gjatë dietash pa rezultat
• Ata që duan të humbin peshë në një mënyrë të butë, realiste dhe të qëndrueshme
• Çdokush që është gati të rilidhet me ushqimin dhe trupin në një mënyrë të shëndetshme dhe me respekt
​
Nuk rekomandohet nëse:
• Jeni duke kërkuar një plan dobësimi kufizues ose rregulla të forta mbi ushqimin
• Ju nevojitet interpretim klinik i avancuar i analizave të gjakut (në këtë rast, konsideroni paketën Blueprint)
3 | Follow-up - 9000 Lek
Mbështetje që përshtatet me ndryshimet e trupit tënd
E përshtatshme për:
• Ndjekjen e progresit dhe përshtatjen e protokolleve në bazë të reagimit të trupit tuaj
• Rishikimin e simptomave të reja, shqetësimeve ose analizave të reja
• Përsosjen e strategjive për ushqimin, suplementët dhe stilin e jetesës
​Çfarë përfshihet:
• Konsultë 1:1 online për 45–60 minuta
• Plan veprimi i përditësuar (nëse nevojitet), i dërguar pas seancës bazuar në ndryshimet e mundshme
• Mbështetje për qëndrueshmëri dhe motivim
​
Follow-up-i rekomandohet çdo muaj, por ju jeni të lirë të ecni me ritmin tuaj. Megjithatë, nëse kalojnë më shumë se 3 muaj nga seanca e fundit, nevojitet një konsultë e re (120€ ose 250€) për të rishikuar gjithçka nga fillimi.​
Çfarë përfshihet:
• Analiza e Simptomave: Para konsultës sonë, do të plotësosh një pyetësor të detajuar me 200 pyetje që synon të identifikojë çekuilibra funksionalë dhe mosfunksionime sistemike që shpesh nuk kapen nga mjekësia konvencionale.
• Interpretimi i Analizave të Gjakut (Opsionale, por shumë e rekomanduar): Nëse disponohen, analizat e gjakut do të interpretohen në thellësi, duke përdorur vlera optimale (jo vetëm ato "standarde"), dhe gjithmonë në kontekstin e simptomave të tua.
(Nëse banon në Tiranë, mund të të rekomandoj një klinikë që ofron një paketë të veçantë që përfshin rreth 50 biomarkues që më nevojiten – duke përfshirë metabolizmin, hormonet, nutrientët, inflamacionin dhe më shumë. Je i/e lirë të kryesh analizat ku deshiron, unë do të të dërgoj listën me biomarkuesit e rekomanduar për të ruajtur saktësinë dhe vlefshmërinë e të dhënave.)
• Konsultë 1:1 (60–90 minuta, online): Pas interpretimit të të dhënave, do të takohemi për të diskutuar se çfarë po ndodh realisht në trupin tënd - disbalancat, disfunksionet dhe shkaqet rrënjësore të mundshme. Do të të udhëheq nëpër “historinë biologjike” pas simptomave të tua, në mënyrë që të ndihesh i/e informuar, i/e kuptuar dhe i/e fuqizuar.
• Plani yt i Personalizuar i Shërimit (“Blueprint”): Pas takimit do të marrësh një plan veprimi të detajuar, të përshtatur sipas biologjisë, stilit të jetesës dhe objektivave të tua. Plani do të përfshijë:
-
Udhëzime ushqimore/protokoll ushqimorë
-
Suplemente të synuara
-
Strategji dhe rituale jetese për të ndihmuar në riekuilibrimin e përditshëm dhe vitalitetin afatgjatë
Nourish | 12000 Lek
Mbështetje për marrëdhënien me ushqimin, trupin dhe veten.
Çfarë përfshihet:
• Pyetësor për të kuptuar sjelljet tuaja ushqimore, zakonet e jetesës, tiparet e personalitetit, shkaktarët emocionalë, bindjet e brendshme dhe qëllimet tuaja.
• Seancë individuale 60-90-minutëshe: Pas plotësimit të pyetësorit, do të analizoj me kujdes përgjigjet tuaja për të identifikuar modelet kyçe në marrëdhënien tuaj me ushqimin, imazhin trupor dhe emocionet. Gjatë takimit tonë, do të eksplorojmë historinë tuaj, zakonet dhe mënyrën e të menduarit, dhe do t’ju udhëheq drejt një strategjie të personalizuar që mbështet ndryshimin e qëndrueshëm dhe të qëllimshëm.
• Plan thellësisht i personalizuar në përputhje me nevojat, personalitetin dhe objektivat tuaja – përfshirë mjete për rregullimin emocional, mbështetje për imazhin trupor dhe strategji ushqimore jo-restriktive dhe fuqizuese. Plani do t’ju dërgohet në format PDF pas konsultës.

.png)